Tronditëse, ish-zv.guvernatori i Virxhinias vret gruan dhe veten

Ish-zëvendësguvernatori i Virxhinias, Justin Fairfax, ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Qarkut Fairxfax, duke thënë se ai kreu aktin mëngjesin e sotëm.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Annandale.

Fairfax kishte shërbyer gjatë administratës së ish-guvernatorit Ralph Northam, periudhë gjatë së cilës Fairfaxi u përball me akuza të shumta për sulm seksual, por nuk kishte dhënë dorëheqjen.

“Unë dhe Pam jemi të rrënuar nga ky lajm zemërthyes. Kam pasur privilegjin të njihesha me familjen Fairfax gjatë kohës që familjet tona shërbenin së bashku. Po lutemi për Cameronin, Carysin [fëmijët e çiftit] dhe të gjithë familjen Fairfax gjatë kësaj kohe tepër të vështirë”, tha Northam në një komunikatë për media.