Kurti shpreh ngushëllime për tragjedinë në Malishevë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë me tre të vdekur në Malishevë.
"Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave", ka shkruar Kurti.
Më herët edhe u.d së presidentes Albulena Haxhiu ka shprehur ngushëllime për rastin.