Nënkryetari i Malishevës flet për rastin ku vdiqën babai bashkë me djalin dhe vajzën

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi ka folur para mediave pas rastit tragjik, ku mbetën të vdekur babai me dy fëmijët e tij.

Krasniqi tha se vdekja ka ardhur pas afiksimit nga tymi në banesën e viktimave, ndërsa konfirmoi se viktima janë babai, bashkë me vajzën dhe djalin e tij, transmeton Zeri.info.

Ai tha se Policia dhe Prokuroria po bëjnë punën e tyre, nga të cilët kërkoi që sa më shpejt të zbardhin rastin, derisa mohoi se ka ndërtesa e cila është ndërtuar nga Komuna dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, të ketë pasur probleme me energjinë elektrike.

“Fatkeqësisht sot nga asfiksimi nga zjarri në banesën e tyre kemi tre viktima, babain, djalin dhe vajënz. Në momentin kur është bërë njoftimi ka qenë paksa edhe i vonuar janë gjetur pa shenja jete. Policia dhe Prokuroria janë duke kryer punën e tyre dhe ne bëjmë thirrje që rtasti të zbulohet sa më shpejt”, u shpreh Krasniqi. /Zëri