Për dy javë Policia në Ferizaj shqiptoi 834 gjoba

Policia e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 01–15.04.2026 ka shqiptuar 834 gjoba për shkeljet në trafik.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore: “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.

Policia e Ferizajt po ashtu ka apeluar te shoferët të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përshtasin ngasjen me kushtet e rrugës.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet ndër të tjera. /Zëri