Nesër Konjufca pret homologun nga Belgjika, Maxime Prevot
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Mbretërisë së Belgjikës, Maxime Prevot.
“Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media.
Takimi pritet të ndodh rreth orës 15:00.