Kosova importoi mbi 132 mijë euro prezervativë në tre muajt e parë të vitit 2026

Kosova ka importuar 132,527.62 euro prezervativë gjatë periudhës janar–mars 2026, sipas të dhënave zyrtare të tregtisë së jashtme.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës, tregojnë se pjesa më e madhe e këtyre produkteve është siguruar nga tregjet aziatike, me Kinën dhe Tajlandën si furnizuesit kryesorë, ndërsa një pjesë më e vogël vjen nga Holanda, transmeton Zeri.info.

Sa i përket shpërndarjes mujore, vlera e importeve ka pësuar rritje gjatë muajve të fundit të tremujorit:

në janar janë importuar rreth 27.9 mijë euro,

në shkurt rreth 53.2 mijë euro,

ndërsa në mars mbi 51.3 mijë euro.

Këto shifra tregojnë për një rritje të kërkesës në tregun vendor gjatë kësaj periudhe, me kulm në muajt shkurt dhe mars.

Rritja e importeve të prezervativëve konsiderohet gjithashtu një tregues pozitiv në aspektin e ndërgjegjësimit shëndetësor, duke reflektuar rëndësinë e përdorimit të tyre për mbrojtje nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe për planifikim familjar./Zëri