Zgjedhja e Romir Zallës, kush është fermerja që i shpëtoi sfidës?

Poetja Mimoza Ahmeti është fermerja që ka shpëtuar dhe nuk do të përballet në sfidë.

Nga zgjedhja e fundit, Romiri zgjodhi pesë vajza, ku përveç Mozës, ishin edhe Sara, Fabjola, Malbora dhe Gresa.

Vajzat e mbetura, do të shkojnë në një sfidë së bashku me  fermerë të tjerë, të cilët do të zgjidhen nga publiku përmes një televotimi.

Pas leximit të vendimit, Moza mes emocionesh, nuk kurseu as humorin.

“Uaaa çfarë paska ndodhur? Plasni, ju du”.