Nuk arriti finalen, por fitoi publikun - Brikena Selmani “shpërthen me ndjekës” në Instagram [video]
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, edhe pse nuk arriti të shkojë deri në finale, duket se ka fituar një mbështetje të madhe nga publiku jashtë shtëpisë.
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në këtë format, Selmani ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndjekësve në rrjetet sociale.
Aktualisht, ajo numëron rreth 357 mijë ndjekës, një shifër që tregon ndikimin dhe popullaritetin që ka fituar gjatë pjesëmarrjes në spektakël.
Ajo kishte hyrë në Big Brother VIP Albania me një numër shumë më të vogël ndjekësish, por gjatë qëndrimit në shtëpi arriti të fitojë qindra mijëra të rinj, duke u kthyer në një nga figurat më të ndjekura të këtij edicioni.
Rritja e saj në rrjetet sociale konsiderohet si një tregues i qartë i vëmendjes që ka marrë nga publiku, pavarësisht se nuk arriti të jetë pjesë e finales.
Ndërkaq, në finale janë katër banorë përfshirë: Selin Bollati, Rogert Sterkaj, Mateo Borri dhe Miri.
Finalja e madhe për çmimin prej 100 mijë eurosh mbahet të shtunën (18 prill).