Sot, mot i ndryshueshëm në vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 7 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 15 e 18 gradë Celsius.

IHMK-ja bën të ditur se era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: