Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali
Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve për intervenim.
Rastin e ka konfirmuar Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi,i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për banesat afër burgut.