Ambasadori i BE-së, Aivo Orav ka zhvilluar takim lamtumirës me Konjufcën

Në takim, siç ka bërë të ditur Orav përmes një njoftimi në rrjetin social X, është diskutuar për çështjet që lidhen me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Planin e Rritjes dhe Procesi i Berlinit.

Oravi ka theksuar rëndësinë e një strukture të fortë koordinuese në Kosovë për proceset integruese, duke përfshirë zbatimin e Planit të Rritjes, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

“Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron në anën tuaj!”, ka shkruar ai. /Zëri