LDK-ja nis reformën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton anëtarësinë se, në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e Kuvendit, është rifunksionalizuar Kolegjiumi i Degëve të Prishtinës. Ky mekanizëm synon të forcojë koordinimin, vendimmarrjen dhe strukturat e partisë në kryeqytet.

Kolegjiumi do të shërbejë si platformë për harmonizimin e qëndrimeve politike të LDK-së në çështjet që lidhen me Prishtinën, duke siguruar përfaqësim të unifikuar dhe të përgjegjshëm në nivel politik dhe institucional.

Së shpejti do të miratohen aktet normative që përcaktojnë organizimin, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të Kolegjiumit, ndërsa do të mbahet edhe një takim me asambleistët e LDK-së në Prishtinë për koordinim të mëtejshëm të veprimeve në Kuvendin Komunal.

Partia thekson se angazhimi i saj mbetet i përqendruar në zbatimin e programit të LDK-së për Kryeqytetin, duke synuar përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët. Ky proces ka për qëllim konsolidimin e LDK-së si alternativa kryesore e djathtë dhe forcimin e përfaqësimit të saj në Kryeqytet përmes veprimi të koordinuar dhe rezultat-shkencë. /Zëri