Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren Vesa Hoda

Gjatë ditës së sotme mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti ka penguar gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hoda, në kryerjen e punës së saj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, që pengoi fizikisht gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hoda.

“Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarjeje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit të mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thuhet në reagimin e AGK-së.