Mot i vranët dhe intervale diellore

Të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu, raporton Zeri.info.

Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 13 deri 15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri