Dasma simbolike në BBVA, do të “martohen” DJ Gimbo dhe Selin – balerina merr propozimin drejtpërdrejt në prime

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të organizohet sërish dasma tradicionale, një ceremoni simbolike që është kthyer në një nga momentet më të komentuara të çdo edicioni.

Pas një sondazhi të hapur për publikun, u vendos që Dj Gimbo dhe Selin të jenë çifti që do të “martohen” në kuadër të kësaj tradite brenda shtëpisë.

Në momentin kur u kumtua vendimi, Selin tha me shaka se nuk kishte marrë një propozim martese nga DJ Gimbo.

Por në ato momente, ai i dëshmoi të kundërtën dhe u zgjua për t’i “propozuar” në prezencë të të gjithë banorëve, çka ngriti një habi të paparë.

Ai i dhuroi Selinit një unazë shumë të çmuar, duke theksuar se e mban tërë kohës dhe se e ka trashëgim nga babai i tij.