Vdekja e gruas në Istog, Polica jep detaje: U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq gjatë operimit

Emergjenca në Istog ka raportuar se një femër kosovare është pranuar e plagosur me armë zjarri në abdomen.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjirka ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:50 në fshatin Istog i Poshtëm, raporton Zeri.info.

“Në bazë të dyshimeve fillestare, viktima është vetëplagosur me armë zjarri që i përket bashkëshortit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës, por rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit", thuhet në njofitmin e PK-së.

Po ashtu thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri