Imri Demelezi emërohet edhe për një mandat si zëvendësministër i Bujqësisë

Kryeministri i vendit  Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Demelezi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të këtij dikasteri edhe përgjatë mandatit të kaluar.

Kurti e uroi Demelezn për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.