Man City kërkon sonte finalen në Carabao Cup, përballet me Newcastlen

Manchester City sonte do të përballet me një sfidë shumë të rëndësishme.

Citizens do të kërkojnë finalen e Kupës Carabao duke u përballur me Newcastle Unitedin.

Skudra e Guardiolës ka avantazh prej 2-0, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në stadiumin “St James’ Park”.

Ndeshja fillon në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”.

Kujtojmë se, nëse City arrin të kalojë në finale të kësaj Kupe, atëherë atje do të përballet me Arsenalin, ku mbrëmë arriti të fitojë ndaj Chelseat me rezultat të përgjitshëm 4-2.

Finalja do të zhvillohet me 22 mars (e diel) në stadiumin “Wembley”, në orën 16:00. /Zëri