Kurti kujton Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes: Meritor për orientimin politik të Kosovës drejt Perëndimit
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes.
Kurti e ka quajtur Rugovën si një intelektual e lider i shquar politik, i cili ka një rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e vendit, shkruan Zeri.info.
“Urtësia e tij në mendim dhe veprim, si dhe konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore, i hapën rrugë Kosovës në shumë forume dhe tryeza diskutimi. Ibrahim Rugova ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës drejt Perëndimit dhe për ndërkombëtarizimin e drejtë të çështjes së Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të para të dekadës së fundit të shekullit të kaluar”, shkroi Kurti ndër tjera. /Zëri