Rrëfimi i Walkerit për Reçakun: Sa më shumë shihnim, aq më e rëndë bëhej

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer detaje tronditëse nga momentet e para kur hyri në fshatin Reçak, pas masakrës së 15 janarit 1999.

Në intervistën për T7, Walkeri tregon se pamja e parë me të cilën u përball ishte jashtë çdo përshkrimi.

“Trupin e parë që pamë i ishte prerë koka”, ka deklaruar ai, duke shtuar se çdo hap i mëtejmë e rëndonte edhe më shumë situatën.

“Sa më shumë shihnim, aq më e rëndë bëhej”, ka shtuar tutje Walkeri.

Rrëfimi i William Walkerit vjen në përvjetorin e masakrës së Reçakut dhe rikthen në vëmendje një nga krimet që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë.