Sulmoi fizikisht një zyrtar policor, arrestohet prishtinasi
Një person në Prishtinë është arrestuar për moszbatim të urdhrave të zyrtarit policor, të cilin më pas e ka sulmuar fizikisht në stacionin policor.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00, raporton Zeri.info.
Sipas Policisë, zyrtari është dërguar për trajtim mjekësor dhe se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri