Qytetari dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente, që e gjeti në Prishtinë
Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.
Dje në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë një qytetar, S.P., ka dorëzuar një portofol, ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit, ka njoftuar Policia, transmeton Zeri.info.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thotë Policia. /Zëri