Bayern Munich fiton me përmbysje ndaj Sportingu

Bayern Munichu ka arritur të fitojë kundër Sportingun, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz” përfundoi me rezultat 3-1.

Golat u shënuan nga Gnabry (65’), Karl (69’), Tah (77’), kurse për Sportingun realizoi Kimmich autogol (54’).

Me këtë fitore, Bayern Munichu renditet i dyti me 15 pikë, kurse Sportingu i nëntë me dhjetë sosh. /Zëri