Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua brutalisht në ditën e zgjedhjeve [video]

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Aty është rrahur brutalisht ish-deputeti Danush Ademi.

Në pamjet e publikuara nga Indeksonline shihet se si Ademi sulmohet nga një numër i madh i njerëzve.

Rasti është konfirmuar edhe nga Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Më datën 12.10.2025, rreth orës 16:30, fshati Dubravë, komuna e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka shoqëruar në Stacionin Policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar ‘Sulm’”, tha Veseli.