E pazakontë - skeleti është lodra e preferuar e vogëlushes

Isabel Wheery, nëna e tre fëmijëve, ka zbuluar se me vajzën e saj Aspen nuk ka asnjëherë momente të mërzitshme.

Kjo vajzë simpatike ka një pasion të pazakontë – në vend të arushave prej pelushi apo kukullave, lodra e saj e preferuar është një skelet plastik.

Me kalimin e kohës, fiksimi i Aspenit për të marrë skeletin me vete kudo po bëhej gjithnjë e më zbavitës, ndaj Isabeli filloi të regjistronte momente që kanë bërë për të qeshur mijëra njerëz në internet.

Skeleti është parë në situata të ndryshme: Aspeni lexonte me të, flinte gjumë, udhëtonte me veturë, madje bleu edhe një skelet më të vogël, e mbante në mbajtësen për foshnja si një bebe – por më shumë vëmendje mori selfie familjare, ku skeleti ishte anëtar i barabartë i familjes.

Videoja u bë virale në Instagram. Përdoruesit bënin shaka duke thënë se Aspeni me siguri është fansja më e madhe e “Natës së Shtrigave”, ashtu si miliona amerikanë. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Izzy Wherry (@isabel.wherry)