Hamza sot mban tubim në Gjilan
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme do të mbajë tubim me qytetarët e Gjilanit.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e PDK-së, ky tubim do të mbahet me fillim prej orës 17:00 në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. /Zëri