Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar se pagat e zjarrfikësve do t’i rris për 50%, statusin e tyre do ta rregullojë me ligj dhe do të ofrojë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta.
Lexo Edhe:
Promoted Content
Mucoped
Kërpudhat zhduken nga rrënjët: bëjeni këtë gjatë natës
Paraclean
Kjo metodë do ta çlirojë trupin tuaj nga parazitët përgjithmonë!
Hamza ka thënë se rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës.
“Një mbrëmje me mbrojtësit, shpëtimtarët dhe heronjtë e Mitrovicës.
Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50 %, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt. Shërbimi i tyre na frymëzon!
Rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.