Hyrje e re në BBVK: Eduart Kuqi i bashkohet shtëpisë

Eduart Kuqi, një 24-vjeçar energjik nga Zvicra, është tashmë pjesë e spektaklit.

Eduarti, i cili jeton dhe punon në Zvicër, është një biznesmen i ri dhe ambicioz që synon të krijojë një jetë të suksesshme.

Ndryshe nga shumë konkurrentë të tjerë që kanë hyrë në shtëpinë e famshme për përvojën ose ekspozimin, Eduarti nuk e fsheh qëllimin e tij kryesor: ai po hyn në Big Brother VIP për të fituar çmimin e madh dhe për të siguruar një mbështetje financiare për të ardhmen.

Në prezantimin e tij, Eduarti u shpreh hapur se motivi kryesor për të marrë pjesë në këtë aventurë është nevoja për para, duke treguar një anë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të personalitetit të tij.

Kjo qasje e hapur ka ngjallur interesin e publikut dhe ka krijuar një kuriozitet të madh rreth mënyrës se si ai do të përshtatet me dinamikën e shtëpisë dhe si do të ndërveprojë me banorët e tjerë.

Duke qenë një person me përvojë në fushën e biznesit, ndonëse në një moshë të re, Eduarti mund të sjellë një perspektivë të freskët dhe të ndryshme në Big Brother VIP Kosova. /telegrafi