Hamza mbledh qytetarët në Fushë-Kosovë: Me PDK-në mund të ndërtojmë një Kosovë më të mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarë në Fushë-Kosovë.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po i bashkohen PDK-së, raporton Zeri.info.

“Në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po na bashkohen. I tillë ishte edhe në Fushë-Kosovë. Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë.”

Hamza po ashtu ka thënë se me PDK-në mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar.