Arrestohen dy persona që tentuan të kryejnë vrasje në Pejë, ishin në kërkim nga korriku
Janë arrestuar dy të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, e ndodhur më datë 12.07.2024, në Pejë.
Të arrestuarit, Adem dhe Besnik Bulliqi, ishin shpallur në kërkim, ndërsa pas lokalizimit janë arrestuar mbrëmë, transmeton Zeri.info.
“Të dyshuarit janë arrestuar, të njëjtët janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Të dyshuarit janë kërkuar edhe përmes kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, të cilët i falënderojmë për ofrimin e informatave, që e ndihmojnë Policinë në arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri