Punon në ndërtim, shoqërohet me personazhin e famshëm të TikTok-ut: Kush është Artan Hajrizi?

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, është duke u akuzuar nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e një polici serb përbrenda territorit të tyre. MPB-ja serbe ka publikuar fotografinë e Hajrizit, e cila më pas është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.

Siç raportojnë mediat serbe, në vendngjarje është gjetur pasaporta e një personi me nënshtetësi kosovare, me emrin Artan Hajrizi. Në vendngjarje ishte gjetur edhe një dokument identifikues gjerman.

Sipas mediave serbe, duke e cituar Ivica Daçiq, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Sor në Llozhnicë, fshat në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Bosnjës, punonjësit e policisë kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

@artanhajrizi2

 

ë Originalton - Artan

Nga ajo çka është raportuar deri më tani, gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur për shkak të rezistencës për dhënie të dokumentit nga ana e Hajrizit.

Çdoherë sipas mediave serbe, Daçiqi ka thënë se duke dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (34-vjeçar) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50-vjeçar) në shpatull, pas së cilës sulmuesi ka ikur.

Gazeta Insajderi nga burime të saj ka mësuar se Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisuri nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Hajrizi ka të shpërndarë në TikTok disa video të Hajrizit, teksa ky I fundit flet në një intervistë për arratisjet e tij, shkruan Insajderi.

Duke iu referuar publikimeve në TikTok, Hajrizi shihet se punon në sektorin e ndërtimit dhe jeton në Hanover të Gjermanisë.

Në po të njëjtin rrjet social ai ka publikuar edhe video duke u shoqëruar me personazhin e TikTok-ut, Rasim Avdylin.

@artanhajrizi2

 

ë original sound - Albert Shabani - Drenicëë