Anulohet tubimi në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së
Foto: Laura Hasani

Anulohet tubimi në mbështetje të Lumir Abdixhikut para selisë së LDK-së

Aktuale July 19, 2026 - 15:27

“Lidhja me Popullin” ka bërë të ditur se është anuluar tubimi i planifikuar për pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ishte paralajmëruar si mbështetje për kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

Protesta ka qenë e paralajmëruar për ora 17:00.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas një kërkese nga autoritetet e LDK-së, me qëllim që procesi të zhvillohet pa pengesa.

Organizatorët kanë bërë thirrje që shqyrtimi i nismës për shkarkimin e Abdixhikut të zhvillohet në mënyrë demokratike, transparente dhe në përputhje me vullnetin e elektoratit për një LDK të bashkuar dhe të fortë.

Në fund të reagimit, “Lidhja me Popullin” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe përgjegjësinë e treguar.