Gjendet pa shenja jete një shtetas i Serbisë në Obiliq, Policia jep detaje
Një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Policia njofton se, sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar.
“Hetim i vdekjes - Obiliq / 15.07.2024 – NN. Një mashkull serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri