Konfiskohet një armë zjarri në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si rezultat i informatave të pranuara për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuar (një mashkull dhe dy femra, të gjithë shtetas kosovar) mbi dyshimin për përdorim dhe mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armës.

“Në rrugën “Mark Malota”, në Gjakovë rreth orës 13:50, në vendbanimin e të dyshuarve është zbatuar urdhër-kontrolli i lëshuar nga gjykata, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 17 fishekë. Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.