Shiu “mori me vete” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi, detaje dhe pamje të përmbytjeve në Austri

Reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje në Austri dhe në një qytet në Styria, banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të rrezikut për jetën e tyre.

Sipas meteorologëve, më shumë se 100 litra për metër katror kanë rënë në rajon në një kohë të shkurtër, shkruajnë mediat e huaja.

Në qytetin me 4000 banorë në veri të Grazit, një përmbytje “rrëmbeu” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi, përcjell Telegrafi.

Madje, qendra e qytetit ishte përkohësisht e qasshme vetëm me varkë.

Disa shoferë u bllokuan në automjetet e tyre, por mundën të shpëtoheshin, ka thënë një zëdhënës i komunitetit.

Megjithatë, qendra paralajmëruese i këshilloi njerëzit të jenë të kujdesshëm.

Ndërkohë raportohet se disa qendra votimi për zgjedhjet e BE-së ishin gjithashtu të paarritshme ose të shkatërruara nga stuhitë e forta. Mirëpo, kryetarët përgjegjës reaguan shpejt dhe i zhvendosën qendrat e votimit.

Për fat të mirë, të dielën moti ishte qetësuar.

Alarmi i mbrojtjes civile, i cili sipas APA ishte shpallur në Deutschfeistritz, Eggersdorf dhe në rrethin Graz të Nord-Andritz, u hoq në mëngjes.

Nuk pati raportime për të lënduar.

Megjithatë, meteorologët thonë se nuk përjashtohen shtrëngata të tjera.