Murati: Po rritet numri i bashkëatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë
“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës”.
Kështu po pretendon ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
Madje sipas tij kjo po vërehet në të gjitha sektorët.
“Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati.
Ai theksoi se së shpejti do të lansohet një instrument i ri, që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës.
“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim!”, theksoi i pari i MPFT-së. /klankosova