Sot shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë

Sot shënohet 14 Prilli, Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në shënimin e kësaj dite, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bën nderime te memoriali “Heroinat”.

Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.