E ardhmja e McKenniet, e pasigurt pas refuzimit të ofertës së kontratës

Weston McKennie thuhet se ka refuzuar një ofertë kontrate nga Juventusi, pasi gjigantët italianë propozuan ulje të pagës.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori dhe përfaqësuesit e tij refuzuan me shpejtësi propozimin që do të kishte zgjatur qëndrimin e tij në Torino përtej përfundimit të marrëveshjes së tij aktuale që skadon në qershor 2025. Duke u përballur me mundësinë e humbjes së lojtarit falas, Juventusi mund të tundohet të ta shesë lojtarin këtë verë.

Lajmi vjen si goditje në një sezon ku McKennie ka fituar mbi dyshuesit e tij në kthimin e tij në klub, duke u vendosur si një pjesë kyçe e një ekipi që kërcënoi shkurtimisht të sfidonte liderët e Seria A Interin.

McKennie u bë amerikani i parë që luajti për Juventusin kur bëri debutimin e tij për Zonjën e Vjetër në shtator 2020. Që atëherë atij i është bashkuar Timothy Weah, i cili erdhi nga Lille verën e kaluar, megjithëse e ardhmja e tij në Torino është gjithashtu e pasigurt. /Zëri