Chelsea, favorit për të transferuar Osimhenin

Sipas gazetarit Rudy Galetti, Chelsea është favorit i fortë për të transferuar sulmuesin e Napolit dhe Nigerisë, Victor Osimhenin në afatin kalimtar të verës.

Gazetari më tej pohoi se lojtari raportohet se preferon transferimin në “Stamford Bridge” sesa një transferim te Paris Saint-Germain, i cili e identifikoi atë si një zëvendësues të mundshëm për Kylian Mbappes në largim. /Zëri