Krasniqi thotë se përmes projektit “Demos III” komunat do të përfitojnë rreth 30 milionë euro

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se sot është mbajtur takimi i pestë i Komitetit Drejtues të projektit “Demos III”.

Ai tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale, Grantin e Performancës, zhvillimin e politikave dhe ngritjen e kapaciteteve, raporton Zeri.info.

Krasniqi ka thënë se ky projekt do të mbështesë komunat në vlerë rreth 30 milionë euro.

“Koordinimi me partnerët donatorë, Ambasadën e Zvicrës, Norvegjisë dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, është i rëndësishëm për arsye të proceseve të cilat janë të rëndësishme në mënyrë që sistemi i grantit të performancës të jetë i bazuar në transparencë, të dhëna të sakta dhe garë të barabartë. ‘Demos III’ është projekt i cili do të mbështesë komunat në vlerë rreth 30 milionë euro”, shkroi ai në Facebook. /Zëri