Shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe deputetëve të tjerë të LVV-së
Seanca gjyqësore ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyrë me arsyetimin se mungoi e akuzuara, Drita Millaku.
Në seancën e sotme prezentë përpos Sveçlës ishin edhe Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.
Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e radhës është caktuar më 26 mars, nga ora 10:00. /eo