A e dini sa paguhen astronautët e NASA-s?
Secili fëmijë mund të ketë ëndërruar të bëhet astronaut.
Kujt nuk i pëlqen ideja për të bërë shëtitje në hapësirë, për të eksploruar planetë të largët dhe për të udhëtuar në kozmos?
Megjithatë, në realitet, puna e një astronauti është jashtëzakonisht e vështirë, nga ku agjencitë hapësinore sikurse NASA kanë kërkesa strikte dhe teste rigoroze për të hyrë në programet e tyre hapësinore.
Kjo pasi astronautët duhet të kryejnë procedura komplekse operacionale dhe janë në fund të fundit përgjegjës për kujdesin e disa pajisjeve tepër të shtrenjta në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Sa i paguan NASA astronautët e saj?
NASA – si agjencia më e madhe hapësinore në botë – është një top destinacion për astronautët me perspektivë.
Por sa është paga mesatare e një astronauti në NASA?
Sipas NASA-s, pagat e astronautëve civilë përcaktohen nga shkallët e pagave të Qeverisë së SHBA-së – ose më konkretisht ato ndahen me gradat G-13 dhe GS-14.
Deri në vitin 2022, shkalla e pagave për gradën GS-13 varioi nga 81,216 dollarë deri në 105,579 dollarë në vit. Kjo i bie 8,798 dollarë në muaj ose 50.59 dollarë në orë.
Për gradën GS-14, paga varionte nga 95,973 deri në 124,764 në vit. Por, astronautët me eksperiencë më të madhe mund të paguheshin më shumë. /Telegrafi