“Kosova Airlines” i dha krahë flamurit të Kosovës 20 vjet më parë
Më 7 dhjetor të vitit 2003 flamuri i Kosovës valoi nëpër majat më të larta të botës.
Pesë vjet para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte aviokompania “Kosova Airlines” e cila bëri që flamuri i Kosovës të shfaqej në qiell.
Në fluturimin e parë të avionit, i cili mbante flamurin e Kosovës, ishin ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-kryeministri Bajram Rexhepi dhe sigurisht edhe njëri ndër iniciatorët, afaristi Remzi Ejupi.
Më poshtë ju sjellim fotografi të 7 dhjetorit të vitit 2003: