BQK-ja shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova

BQK-ja shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova

Ekonomia February 05, 2025 - 17:12

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se në platformën eKosova janë shtuar dy shërbime bankare, të cilat janë Regjistrin e Llogarive (RLLB) si dhe Regjistrin e Kredive të Kosovës (RKK).

Kjo është arritur falë një memorandumi me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), raporton Zeri.info.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset se tani mund të pajisen me Raportin Kreditor dhe të verifikojnë llogaritë e tyre në institucionet financiare edhe përmes platformës shtetërore eKosova”, thuhet në njoftim. /Zëri