Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prejse kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macroni i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratislavë.