Ronaldo: Liga saudite do të jetë një nga pesë divizionet më të mira

Cristiano Ronaldo ka pohuar se Liga Pro Saudite do të jetë një nga pesë divizionet më të mira në botë, pasi luajti në fitoren e fundit të Al-Nassrit.

Ronaldo e dërgoi Al-Nassrin drejt një fitoreje të jashtëzakonshme ndaj Al-Shababit, falë një goditjeje nga distanca. Fitorja i mban ata gjallë në garën për titull, pasi tani janë në vendin e dytë në Pro Ligë, tri pikë prapa Al-Ittihadit, me dy ndeshje për të luajtur.

Pas një paraqitjeje frymëzuese, Ronaldo përshëndeti ligën vendase dhe sugjeroi që ajo të bëhet një nga pesë divizionet më të mira në botë në vitet e ardhshme nëse ata vazhdojnë të ecin në rrugën e zhvillimit.

“Liga Saudite po bëhet më e mirë, vitin e ardhshëm do të jemi edhe më mirë. Hap pas hapi mendoj se kjo ligë do të jetë në pesë ligat më të mira në botë. Por atyre u duhet kohë, ata kanë nevojë për lojtarë dhe infrastrukturë, besoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, njerëz të mrekullueshëm dhe liga do të jetë e mrekullueshme”, tha ai pas ndeshjes.

“Ekipi bëri një ditë fantastike. Një humbje 2-0 është shumë e vështirë, por ne besuam deri në fund dhe shënuam tri gola. Urime për të gjithë ekipin dhe tifozët ishin të mrekullueshëm sot. Jemi shumë të lumtur”, shtoi ai. /Zeri.info