Vrasje në tentativë, arrestohet gjilanasi
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:47, në Gjilan dhe rasti është iniciuar “Vrasje në tentativë”, raporton Zeri.info.
“Gjilan, 04.04.2023 – 14:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tri gëzhoja. Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri