Gjendet e vdekur një femër në Obiliq

Një femër është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Obiliq.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe rasti është iniciuar si “Trup i pajetë”.

Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion. /Zëri