Prishtina rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Prishtina do të kthehet për t`i luajtur ndeshjet kampionale në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për këtë ka njoftuar klubi.

“Rikthehemi në shtëpi. Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë. FC Prishtina – Trepça ‘89”, ka shkruar Prishtina në faqen e vet në Facebook.

Ndeshjet e Kosovës në kampanjën kualifikuese për Euro 2024 kishin bërë që Prishtina të zhvendosjes përkohësisht.

Aktualisht Prishtina gjendet në vendin e katërt në tabelën e Superligës me tridhjetë e pesë pikë, dymbëdhjetë pikë më pak se Drita që kryeson.