Prishtinasi thotë se një person shtiu me armë në drejtim të tij
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 24.02.2023, rreth orës 22:50, një person në Prishtinë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të tij.
Bëhet e ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, raporton Zeri.info.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe se rasti vazhdon të hetohet. /Zëri